Lidhje

Mali i Zi dhe Kosova heqin taksën kufitare


Të premten, në Podgoricë u nënshkrua marrëveshja për heqjen e taksës së sigurimit kufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Zyrës Kombëtare të Sigurimit të Malit të Zi, Boris Shaban dhe nga drejtori i përgjithshëm i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

Marrëveshja parashikon që shtetasit e Malit të Zi dhe të Kosovës nga 1 korriku nuk do të paguajnë sigurimin për automjete në vlerë prej 15 euro në kufirin shtetërorë të dy vendeve.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes morën pjesë edhe Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Zv/kryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG