Lidhje

Mali i Zi, tre ditë pa asnjë rast të ri me COVID-19


Instituti i Shëndetit Publik

Instituti i Shëndetin Publik ka njoftuar të mërkurën, se brenda 24 orëve janë analizuar 137 mostra nga të cilat nuk ka raste të reja të infektuara me koronavirus. Kjo është dita e tretë që në Mal të Zi nuk ka raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi, prej fillimit të pandemisë me COVID-19 është 321. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i personave të shëruar, ka qenë më i lartë se ai i rasteve të reja. Numri i të shëruarve shkon në 199, ndërsa në fazën e shërimit janë 115 persona. Në Mal të Zi kanë humbur jetën 7 pacientë me COVID-19.

Në Qendrën Klinike të Podgoricës janë të shtruar 8 pacientë. Prej tyre, 5 janë në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje të mirë, ndërsa dy pacientë janë të vendosur në respiratorë. Ndërkohë, në Mal të Zi ka nisur lehtësimi i masave të ndërmarra për shkak të pandemisë, të cilat gradualisht do të zbuten gjatë 45 ditëve të ardhshme.

Masat e para parandaluese në Mal të Zi janë vendosur më 10 mars, kur autoritetet shëndetësore vendosën ndalimin e udhëtimit në vendet më të prekura nga koronavirusi, ndërsa pas shfaqjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19 masat kufizuese kanë ardhur duke u shtrënguar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG