Lidhje

Mandela 95 vjeç, përmirësohet gjendja e tij shëndetsore


South Africa Mandela
South Africa Mandela

Presidenti Jacob Zuma e uroi zotin Mandela për ditëlindjen përmes një deklarate ku thuhet se Afrika e Jugut është krenare që e quan të vetin këtë simbol ndërkombëtar

Afrika e Jugut thotë se shëndeti i ish presidentit Nelson Mandela “po përmirësohet ndërsa ai feston sot 95 vjetorin.

Presidenti Jacob Zuma e uroi zotin Mandela për ditëlindjen përmes një deklarate ku thuhet se Afrika e Jugut është krenare që e quan të vetin këtë simbol ndërkombëtar.

Vajza e zotit Mandela, Zindzi Mandela, konfirmoi sot se shëndeti i të atit po përmirësohet.

Mandela, simboli i luftës kundër aparteidit ka kaluar më shumë se një muaj në një spital të Pretorias ku u shtrua për një infeksion të përsëritur të mushkërive.

Afrikano-jugorët po festojnë me madhështi ditëlindjen e Mandelës, duke e shpallur këtë si ditën ndërkombëtare të shërbimit.

E njohur si "Dita e Mandelës," njerëzve u kërkohet të japin 67 minuta nga koha e tyre për të bërë diçka për bamirësinë, ose një minutë për çdo vit që ai i kushtoi luftës për drejtësi shoqërore.

XS
SM
MD
LG