Lidhje

Festohet ditëlindja e Nelson Mandelës


Ish-presidenti amerikan Bill Klinton u takua dje me ish-presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela, në prag të 94-vjetorit të tij.

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton u takua dje me ish-presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela, në prag të 94-vjetorit të tij.

Një fotografi e bërë gjatë vizitës u publikua nga stafi i zotit Mandela. Ish Presidenti i Afrikës së Jugut nuk shfaqet më në publik. Shumë afrikano-jugorë e festojnë ditëlindjen e zotit Mandela duke bërë punë bamirësie.

Ata kalojnë 67 minuta duke lyer shkolla, duke mbjellë pemë dhe duke vizituar jetimore dhe shtëpi të të moshuarve, për të nderuar 67 vjetët e zotit Mandela si aktivist politik.

Urime të shumta për ditëlindjen kanë ardhur nga e gjithë bota, duke përfshirë ish-të burgosurin politik dhe shokun e qelisë së burgut në ishullin Robben, Ahmed Kathrada, i cili tha se zoti Mandela është një shembull i jashtëzakonshëm i një udhëheqësi të mirë.
XS
SM
MD
LG