Simboli i luftës kundër apartejdit, Nelson Mandela, ka frymëzuar shumë njerëz kudo në botë në mënyra të ndryshme.
Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp, ka qenë buzëqeshja interesante e Mandelës që ka shërbyer si nxitje për të bërë një portret të madh të tij. Portreti është 4.2 metra i i lartë dhe 4.2 i gjerë.
Është aq i madh saqë piktori e ka patur të pamundur ta vendosë të tërë punimin në studion e tij, prandaj i është dashur ta realizojë pjesë-pjesë, duke patur gjithnjë në mendje imazhin e Mandelës në tërësinë e tij.
Blomkamp thotë se çdo linjë që ai ka hequr me penel, pavarësisht sa e imët është, pasqyron energjinë që ai mendon se rrezaton ish-presidenti Mandela.
Piktori e ka përfunduar punimin në kohë, me rastin e 95-vjetorit të Mandelës që bie në muajin korrik. Ai e ka nxjerrë në shitje dhe shpreson se portreti gjigant do të blihet nga një jugafrikan.