Lidhje

Ligjvënësit: SHBA duhet të shqyrtojnë reduktimin e manovave me Seulin


Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë uljen e numri të stërvitjeve ushtarake të përbashkëta me Korenë e Jugut, që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët bërthamore dhe raketat balistike ndërkontinentale, thuhet në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë, inisiativë e një ligjvënësi demokrak nga Kalifornia.

Letra është nënshkruar nga 32 ligjvënës nga të dyja krahët të Dhomës e Përfaqësuesve. Ligjvënësi Ro Khanna, në cilësinë e iniciatorit, sugjeron gjithashtu që Presidenti Donald Trump të shohë mundësinë e rivendosjes së një linje telefonike "ushtarake" me Korenë e Veriut.

"Ka anëtarë të Kongresit që e kanë nënshkruar letrën time që janë të hapur ndaj reduktimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, por me kushtin e vetëm që Koreja e Veriut të angazhohet vërtet për çnuklearizim dhe të mos prodhojë raketa balistike ndërkontinentale që mund të godasin Shtetet e Bashkuara. Nëse ata e bëjnë këtë, ne në shkëmbim do të reduktojmë numrin e stërvitjeve të përbashkëta. Mendoj se kjo është një zgjidhje e arsyeshme", shkruan ligjvënësi Khanna në letrën që iu dërgua Shtëpisë së Bardhë.

Çdo vit Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut zhvillojnë zakonisht dy stërvitje të përbashkëta.

Në të njëjtën kohë, ligjvënësi Khanna tha se nevojat që SHBA-së të japë garanci për regjimin Kim-it: "Së pari ne duhet të sigurojmë koreano-veriorët se nuk kemi interes për ndryshimin e regjimit të tyre. Së dyti, duhet të shohim se si mund ta kufizojmë aftësinë e tyre bërthamore për të sulmuar SHBA-në".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG