Lidhje

Maqedoni, 8 arrestime për shpërdorim detyre


Policia maqedonase ka arrestuar tetë nga nëntë persona të akuzuar për shpërdorim të detyrës, larje parash dhe organizim me qëllime kriminale.

Një nga të akuzuarit ishte shef i çështjeve logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa ka dhe biznesmenë, të cilët sipas prokurorisë maqedonase, kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për rreth dy milion e nëntëqind mijë dollarë amerikanë. Zyrari i lartë në Ministrinë e Mbrojtjës një kohë ishte në paraburgim dhe ai gjykohej në procesin së bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes Vllado Buçkovski lidhur me shpërdorimin e parave për mirëmbajtjen e tankeve. Në mesin e të ndaluarve është edhe një ish-deputet i Lidhjes Social Demokrate, që së bashku me zyrtarin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe biznesmenët akuzohen për marrjen e shumave të mëdha për servisin e helikopterëve, ndërkohë që organet e rendit thonë se të akuzuarit, i dërgonin paratë në një firmë në Hungari. Tre prej të akuzuarve u është caktuar paraburgimi prej tridhjetë ditësh, ndërsa të tjerëve u janë marrë dokumentet e udhëtimit.

XS
SM
MD
LG