Lidhje

Maqedoni, Demokracia e Re njofton se do të bojkotojë Parlamentin


Maqedoni, Demokracia e Re njofton se do të bojkotojë Parlamentin
Maqedoni, Demokracia e Re njofton se do të bojkotojë Parlamentin

Në Maqedoni, duket se do të thellohet kriza politike: Sot edhe Demokracia e Re, një parti opozitare shqiptare, ka njoftuar se do t’i bojkotojë punimet e Parlamentit. Partia e mori këtë vendim një ditë pas njoftimit të Lidhjes Social Demokrate, Partisë së Re Social Demokrate dhe Partisë Liberale për bojkotimin e Parlamentit.

Vendimi i partive opozitare vjen pas trysnive të përditshme që institucionet qeveritare po i bëjnë televizionit A1 dhe tre gazetave, ndër to dhe Koha e Re që del në gjuhën shqipe, të cilat njihen për tonet kritike kundër qeverisë.

Demokracia e Re ka katër deputetë në Parlament. Ambasada amerikane dhe përfaqësia e Bashkimit Evropian në Shkup kanë shprehur shqetësime lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG