Lidhje

Maqedoni: Temperatura të larta dhe zjarre


Ekipet e zjarrfikësve po përpiqen ta ndalojnë përhapjen e zjarrit në rajonin e Strumicës, në juglindje të Maqedonisë

Maqedonia është përfshirë nga temperaturat e larta dhe disa zona janë përfshirë nga zjarret. Ekipet e zjarrfikësve po përpiqen ta ndalojnë përhapjen e zjarrit në rajonin e Strumicës, në juglindje të Maqedonisë, ku këto ditë ka pasur tre viktima si pasojë e zjarreve. Në këtë rast, shkaktar i zjarrit ka qenë faktori – njeri, thonë autoritetet.
Ndërkohë, në rajonin e Prespës janë përfshirë nga zjarri rreth njëzet hektarë pyje.
Temperatura sot në disa zona ka arritur në 40 gradë Celsius.

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë apo ambientet ku punojnë, nga ora 11 deri në ora 17; ndërkohë më të rrezikuar janë punëtorët e ndërtimtarisë të cilët punojnë nën diell.
XS
SM
MD
LG