Lidhje

Porti i Durrësit hap zyrë në Shkup


Bizneset e mëdha në Maqedoni shpesh ballafaqohen me bllokada gjatë transportit të mallrave nga porti i Selanikut, ndërkohë që autoritetet e portit të Durrësit u ofrojnë kushte dhe standarde moderne afaristëve nga Maqedonia. Porti i Durrësit ka hapur një zyrë në Shkup për ta informuar dhe tërhequr komunitetin e biznesit në këtë vend. Megjithatë afaristë nga Maqedonia presin ndërtimin e infrastrukturës rrugore midis dy vendeve për t’ua lehtësuar atyre qarkullimin e mallrave.

XS
SM
MD
LG