Lidhje

Maqedoni, Ngrihen akuza ndaj Zoran Zaev


Prokurori shtetëror në Maqedoni ka ngritur akt-padi ndaj politikanit kryesor të opozitës lidhur me rolin e tij në skandalin e përgjimit që ka tronditur administratën e Kryeministrit Nikola Gruevski.

Për muaj me radhë, udhëheqës i social-demokratëve të opozitës Zoran Zaev, ka publikuar inçizime që ai thotë se i ka marrë nga një individ tjetër.

Zërat që dëgjohen në inçizime dhe që sipas zotit Zaev i përkasin kryeministrit Gruevski, zyrtarëve të lartë dhe disa gazetarëve dhe gjykatësve të njohur, janë bërë publike në konferenca për shtyp. Nga regjistrimet mësohet për afere korruptive për punësimin e individëve nga partia në pushtet VMRO-DPMNE në poste shtetërore, për zgjedhjen e gjykatësve dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Zoti Gruevski i ka hedhur poshtë regjistrimet si komplot i spiunëve që punojnë për qeveri të huaja.

Një deklaratë, e publikuar mbrëmë në faqen elektronike të gjykatës, thekson zoti Zaev akuzohet për “dhunë kundër përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore”.

Katër persona të tjerë, që mbahen aktualisht nga autoritetet maqedonase, akuzohen për spiunazh, regjistrim të paligjshëm dhe dhunë, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Nëse shpallet fajtor, zoti Zaev mund të dënohet me të paktën katër vjet burgim.

XS
SM
MD
LG