Lidhje

Maqedoni: Fletarrest për ish-kryeministrin Gruevski


Ish-kryeministri Gruevski nuk paraqitet në burg
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

Autoritetet gjyqësore maqedonase kanë shpallur fletarrest për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili prej para pak ditësh është i pakapshëm për organet e rendit. Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski po i shmanget burgut që prej të premtes së kaluar kur duhej vullnetarisht të paraqitet për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për shkak të një vepre penale.

Vendndodhja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nuk dihet zyrtarisht pasi përfaqësuesit e autorizuar të gjykatës nuk kanë mundur ta gjejnë atë në adresën e banimit për t’ia dorëzuar vendimin e Këshillit penal të gjykatës, e cila ka refuzuar ankesat e tij në lidhje me dënimin me dy vjet burg.

Zoti Gruevski duhej të paraqitej të premten ne burgun e Shkupit për ta filluar vuajten e dënimit. Por, ai nuk u paraqit as gjatë fundjavës. Burgu i Shuto Orizares e ka njoftuar Gjykatën Penale për këtë dhe gjykata ka urdhëruar shoqërimin me anë të policisë të zotit Gruevski për në burg. Por gjykata Penale nuk jep hollësi të tjera nëse dihet vendndoshja, përkatësisht nëse zoti Gruevski ndodhet në Maqedoni. Një pjesë e medias megjithatë shkruan se Gruevski nuk është larguar jashta vendit.

Partia e tij amë VMRO-DPMNE e shikon si përndjekje politike veprimin e gjykatës ndaj zotit Gruevski, ndërsa përkrahësit e tij i bëjnë thirrje presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov që të urdhërojë faljen e dënimit për ish-kryeministrin.

Megjithatë, Ivanov ka qëndruar në heshtje këto ditë. Ai pati shpallur amnisti para dy vjetesh për dhjetra ish-zyrarë të lartë qeveritarë e partiakë, përfshirë Nikolla Gruevskin, por pas kritikash dhe trysnishë të shumta qe detyruar ta tërheqë vendimin.

Nikolla Gruevski akuzohet për ushtrimin e ndikimit për blerjen përmes një tenderi të jashtligjshëm të një makine Mercedes të blinduar me një shumë prej rreth 600 mjë eurosh, para të buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për këtë vepër është dënuar edhe ish-ministrja e rendit, Gordana Jankullovska me gjashtë vjet burg, ndërsa ish-ndihmës ministrit të saj Gjykata e Apelit ia uli dënimin nga gjashtë vjet e gjysëm në katër vjet e gjysëm.

Ish-kryeministri Gruevski ndërkohë po gjykohet edhe në disa raste të tjera për akuza që kanë të bëjnë me korrupsion e shpërdorime mjetesh financiare dhe vepra të tjera penale.

Ish-kryeministri Gruevski nuk paraqitet në burg
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG