Lidhje

Roja bregdetare italiane bllokon marijuanë nga Shqipëria


Roja bregdetare italiane tha se bllokoi rreth 1,2 tonë marijuanë me prejardhje nga Shqipëria dhe arrestoi dy trafikantë shqiptarë gjatë një operacioni antidrogë në Veri të Barit.

Sipas policisë italiane, një skaf me motorrë shumë të fuqishëm i nisur nga brigjet shqiptare u pikas nga Roja Bregdetare Italiane dhe u ndoq me mjete nga deti dhe nga ajri. Policia tha se trafikantët arritën ta hidhnin lëndën narkotike në det,rreth 57 pako, por nuk arritën t'i shpëtonin arrestimit pas ndjekjes masive të mjeteve të lundrimit dhe koordinimit të operacionit me elikopterë nga ajri.

Skafistët e arrestuar janë identifikuar si dy të rinj nga Vlora 34 dhe 37 vjeç. Media italiane thotë se nëse ngarkesa e drogës do të shitej në tregun Italian do të kapte vlerën e rreth 12 milionë Eurove.

Po sot në Vlorë, policia shqiptare gjeti një viktimë që dyshohet se ka disa muaj që ka humbur jetën dhe po heton nëse ai i pëkret grupeve kriminale të trafikut të drogës apo komunitetit të peshkatarëve. Kjo është viktima e dytë e gjetur në këtë zonë që përdoret gjerësisht nga rrjetet e drogës për të transportuar marijuanë drejt brigjeve italiane.

Ndërkohë sasi marijuane u bllokuan një ditë më parë edhe në kufirin grek. Policia e Janinës tha se bllokoi një automjet me 120 kilogramë marijuanë që kishte hyrë në territorin grek nga kufiri shqiptar.

XS
SM
MD
LG