Lidhje

Uashington, legalizohet marihuana


Në Uashington DC hyri në fuqi ligji që legalizon marihuanën. Ligji i lejon të rriturit mbi 21 vjeç të posedojnë privatisht dhe të pinë deri në 200 gramë marihuanë dhe të rrisin sasi të vogla të bimës.

Blerja, shitja dhe pirja në publik janë ende të paligjshme. Kryeqyteti amerikan i bashkohet Alaskës, Kolorados dhe shtetit të Uashingtonit për legalizimin e marihuanës. Por ndryshe nga tre shtetet e tjera, Uashington DC nuk është tërësisht autonom, pasi Kongresi amerikan ka autoritetin përfundimtar mbi qytetin qeveritar.

XS
SM
MD
LG