Lidhje

Përpjekje për marrëveshje tregtare SHBA-BE


Sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross tha sot se mund të arrihet një marrëveshje tregtare mes SHBA-së dhe BE-së edhe nëse Uashingtoni vendos tarifa ndaj importeve evropiane të çelikut dhe aluminit.

Zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë po zhvillojnë bisedime të minutës së fundit, dy ditë përpara se presidenti Trump të marrë vendim për tarifat.

Kërcënimi rreth tarifave ka rritur mundësitë për një luftë globale tregtare, që mund të dëmtojë ekonominë botërore.

"Mund të ketë negociata me ose pa vendosjen e tarifave" tha zoti Ross në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që mbahet në Paris. "Ka shumë tarifa që BE-ja zbaton ndaj nesh. Por kjo nuk do të thotë që s’mund të flasim, vetëm për këtë shkak".

Administrata e presidentit Trump po sheh gjithashtu mundësinë e vendosjes së kufizimeve për importet e makinave, duke e parë këtë si një çështje që lidhet me sigurinë kombëtare.

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha sot se BE-ja do të mbrojë interesat e saj nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë më tej me kërcënimin e tyre për vendosjen e tarifave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG