Lidhje

Eksplorimi i Planetit të Kuq


Vështirësitë e uljes së mjetit eksplorues në Mars

Agjencia amerikane e hapësirës po përgatitet për uljen e mjetit eksplorues Curiosity në planetin e Marsit me 6 gusht. Hyrja dhe ulja e mjetit eksplorues do të jetë një kohë tejet intensive për inxhinierët e NASË-s, e shoqëruar me një vonesë prej 14 minutash ndërkohë që sinjalet e sondës udhëtojnë nga Marsi drejt tokës. Nëse do të ketë sukses, Curiosity do të jetë mjeti gjashtë i NASA-s që zbret në Planetin e Kuq.

"Curiosity" është bërthama eksploruese e projektit 2,5 miliardë dollarë për eksplorimin e Marsit e lëshuar në nëntor nga një raketë V Atlas. Ajo ka udhëtuar 560 milionë kilometra drejt destinacionit, planetit Mars.

Para lëshimit, Ashwin Vasavada me NASA-n tha se kjo paisje është ëndërra e çdo shkencëtari për të studiuar Marsin:

“Jo vetëm që është mjeti me aftësi më të mëdha teknike i dërguar në një planet, por ekploruesi më i mirë ndonjëherë i lëshuar.”

Sikurse shihet në këtë video të NASA-s, Curiosity do të udhëtojë me një shpejtësi rreth 20 mijë kilometra në orë kur të futet në atmosferën marsiane. Do të ketë vetëm 7 minuta për të zvogëluar shpejtësinë për ulje të kujdesshme. Inxhinierët e NASA-s nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë apo madje ndjekin zhvillimet në kohë reale. Ata e quajnë këtë periudhë “7 minuta terrori”.

Në rastin më të mirë, pas hapjes së parashutës, inxhinierët do të ndezin motorat për uljen e mjetit.
Curiosity do të ulet në sipërfaqen marsiane me kavo dhe pastaj do të shkëptutet. Pastaj mjeti fluturues do të ndezë raketat. Curiosity është sa një makinë e vogël dhe ka 17 kamera. Është pak më e madhe se eksploratorët e tjerë dhe mund të përshkrojë 200 metra në ditë. Është një laborator i lëvizshëm me energji bërthamore.

Mjeti i telekomanduar mund të mbledhë kampione nga dheu dhe gurët dhe t’i analizojë ato me paisjet që ka në bord.

Qëllimi është të mësohet nëse atje ka patur ndonjëherë kushte që mund të kenë bërë të mundur zhvillimin e mikrobeve.

Një ekip shkencëtarësh të agjencisë hapsinore zgjodhën vendin e uljes, në buzë të një mali me një zbritje prej 150 kilometrash të gjerë të quajtur Krateri Gale. Çdo shtresë e gurtë përmban të dhëna lidhur me evolucionin e planetit.

Curiosity do të eksplorojë gjeologjinë marsiane, kohën dhe nivelet e radiacionit gjatë misionit, i cili pritet të zgjasë dy vite tokësore, baraz me një vit në Mars.




XS
SM
MD
LG