Lidhje

Mbi 130 oficerë të Shërbimit Sekret me koronavirus


Një agjent i Shërbimit Sekret bën roje ndërsa Presidenti Trump flet në Prescott, Arizona (19 tetor 2020)

Më shumë se 130 oficerë të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin ose kanë qenë në kontakt të ngushtë me kolegët e infektuar, njoftoi gazeta "The Washington Post".

Raporti, i botuar të premten, iu atribua tre personave "me njohuri për stafin e agjencisë".

Oficerët e Shërbimit Sekret, të cilët, ndër të tjera, kanë edhe detyrën për të mbrojtur Presidentin Donald Trump kur ai udhëton, si dhe kur është në Shtëpinë e Bardhë, u urdhëruan kohët e fundit të vetëizoloheshin, thuhej në njoftim.

Agjentët e Shërbimit Sekret mblidhen për t'u testuar për koronavirusin përpara nisjes së Presidentit Trump
Agjentët e Shërbimit Sekret mblidhen për t'u testuar për koronavirusin përpara nisjes së Presidentit Trump

Burimet, të cilët gazeta thotë se folën në mënyrë anonime që të shpreheshin më lirshëm, thanë se infeksionet besohet se kanë të bëjnë me tubimet e fushatës që Presidenti Trump mbajti para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Raporti citon gjithashtu burimet të thonë se rreth 10% e ekipit kryesor të sigurisë së agjencisë është "mënjanuar".

Presidenti Trump, anëtarët e familjes së tij të ngushtë dhe një numër në rritje i zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe të ekipit elektoral kanë rezultuar pozitivë kohët e fundit për koronavirusin pas aktiviteteve të fushatës, ku shumë zyrtarë të administratës dhe të pranishmit e tjerë nuk kishin maska.

Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret nuk e komentuan menjëherë raportin, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere i tha gazetës se administrata e merr "seriozisht çdo rast" dhe e referoi gazetën tek Shërbimi Sekret për përgjigje ndaj pyetjeve për përhapjen e infektimeve. Një zëdhënës i agjensisë nuk pranoi të komentojë për gazetën.

Vala e përhapjes e raportuar në radhët e oficerëve u shfaq ndërsa kriza e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara vazhdon të përkeqësohet. Më shumë se 153'000 infektime të reja u raportuan të enjten, sipas Universitetit Johns Hopkins, hera e parë që totali i ri njëditor tejkaloi 150'000.

Gati 10.6 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë koronavirusin, ndërsa numri i të vdekurve në vend afrohet tek 243'000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG