Lidhje

Studentët e mjekësisë dhe Wikipedia


Kur faqja elektronike Wikipedia doli në skenë 14 vjet më parë si një enciklopedi kibernetike, reagimi i parë ishte skepticizmi. Si do të ishte e mundur që një artikull i redaktuar bashkarisht me vullnetarë anonimë, dhe kryesisht për temat mjekësore, mund të besohej. Por gjatë viteve, Wikipedia ka përparuar dhe tani është një prej burimeve më të përdorura në fushën e mjekësisë në shkallë botërore, kryesisht pasi nuk readaktohet nga kushdo.

Vitin e kaluar, shkolla mjekësore në Universitetin e Kalifornisë, në San Francisco, u bë institucioni i parë amerikan që ofron kurse për redaktimin e subjekteve mjekësore në Wikipedia. Kursi drejtohet nga mjekja Amin Azzam.

“Dua që studentët të vizitojnë Wikipedian dhe të përmirësojnë mungesat në fushën mjekësore që janë aty. Të përdorin njohuritë e tyre, të përdorin burime më të besuara që të plotësojnë dhe përmirësojnë Wikipedian. Meqenëse Wikipedia është ndër faqet e internetit më të përdorura në botë, ndoshta studentët tanë mund të shohin vetveten si qytetarë të shëndetësisë globale, kominitetit që kërkon njohuri mjekësore dhe kështu të bëjnë një ndryshim.”

Për këtë arsye Raquel Kronen u fut në këtë kurs.

“Ajo që zbulova është se si individ me njohuri të gjera mjekësore, unë nuk kam njohuri të shumta për të shkruar. Që të jesh një redaktor i mirë në Wikipedia, duhet të dish të shkruash. Duhet të dish informacionin dhe po ashtu transkriptimin e tij në një mënyrë sa më të kuptueshme për publikun e zakonshëm.”

Studentët shpenzojnë pjesën dërrmuese të kursit një mujor duke punuar vetëm për kërkime dhe stilin e të shkruarit. Por fillimisht ata ndjekin dy kurse intensive për të mësuar se si të shkruajnë për projektet mjekësore në Wikipedia. Drejtuesi i bibliotekës mjekësore në univesitet, mjeku Evan Whittaker ndihmon me materialet për kërkime. Sikurse Azzam, edhe ai dikur nuk besonte tek Wikipedia, por thotë se opinioni i tij ka ndryshuar që nga përfshirja në këtë kurs.

“Pjesën dërmuese të kohës redakton drejt në faqen e internetit të dhënat që i shikon e tërë bota. Mund të mos jetë e plotë apo ketë gabime drejtshkrimore. Ekipi po mundohet të ndreqë gabimet në Wikipedia ndërkohë që punohet. Është një bashkëpunim i mrekullueshëm mes këtyre njerëzve të interesuar që të përmirësojnë të dhënat mjekësore në Wikipedia.”

Wikipedia rendit për nga cilësia mijëra artikuj në projektet mjekësore ndërsa stundetët zgjedhin të për të redaktuar artikujt me renditjen më të ulët dhe që kanë nevojë për më shumë informacione.

Studentët në dy sesionet e para të kursit përmirësuan artikuj për tema si diabeti, hepatiti, rraca dhe shëndeti, apo qelizat e bardha të gjakut. Raquel Kronen, e cila dëshiron të bëhet mjeke gjinekologe, zgjodhi si temë depresionin pas lindjes, pjesërisht sepse mikja e saj e ngushtë kishte vuajtur nga ky problem. Gjysmën e parë të muajit, ajo u përqendrua në qartësimin e subjektit për përdoruesit e përditshëm.

“Ndryshimi i terminologjisë mund të ofrojë qasje më të madhe; shoqërimi i ideve me kontekstin e duhur që ta bëjë më të kuptueshëm për dikë që nuk ka njohuri mjekësore. Po studioj literaturën dhe po zgjedh informacionet e duhura për t’i vënë në Wikipedia.”

Në ditën e fundit të kursit, studentët mblidhen për të shkëmbyer eksperiencat e tyre. Ata ndjehen të kënaqur me punën e tyre, pavarësisht se disa prej tyre kanë hasur probleme kryesisht në prenzatimin e informacioneve komplekse mjekësore në një mënyrë që njerëzit e thjeshtë mund t’i kuptojnë. Ja si shprehet një studente.

“Jemi në vitin e katërt të studimeve mjekësore dhe të zhytur në zhargonin e gjuhës mjekësore. Kjo është një përvojë e veçantë dhe kemi mësuar shumë nga ky kurs.”

Ndërsa Raquel Kronen thotë se do të vazhdojë të përdorë dhe redaktojë materiale në Wikipedia, si burim informacioni dhe mjet i shpërndarjes së dijeve që ajo ka marrë si mjeke.

XS
SM
MD
LG