Lidhje

Gazetarët pa Kufi: Shqipëria, Kosova, përparim të lehtë në lirinë e shtypit


Organizata "Gazetarët pa Kufi” e radhit Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve me përparim të lehtë në një kohë rënieje të lirisë së medias në botë.

Organizata vlerëson se në botë është shënuar një "rënie e thellë dhe shqetësuese" e lirisë së medias.

Organizata e radhiti Shqipërinë në vendin e 76, ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 82-të.

Kosova radhitet e 82-ta, ndryshe nga një vit më parë kur ishte radhitur në vendin e 90-të.

Nga vendet e rajonit, më së miri qëndron Bosnja dhe Hercegovina që është radhitur në vendin e 65-të, e pasuar nga Serbia në vendin e 66-të, Kroacia në vendin e 74-të dhe Mali i Zi në vendin e 106-të.

Në pozitën më rë rëndë është Maqedonia që është radhitur në vendin e 111-të.

Raporti i këtij viti përfshinë pesë kategori: situatë e mirë, situatë e kënaqshme, probleme të dukshme, situatë e vështirë dhe situatë shumë serioze.

Rusia përfshihet në kategorinë me situatë të vështirë dhe është në të njëjtin vend ku ishte edhe një vit më parë në të 148-tin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG