Lidhje

Media proteston kundër Kodit Penal të Kosovës


Në Prishtinë, përfaqësuesit e mediave protestuan sot përballë Parlamentit të Kosovës i cili të premten miratoi Kodin Penal të Kosovës, që, sipas shoqatave të gazetarëve, i bën ata përgjegjës për vepra penale dhe i detyron të zbulojnë burimet e tyre. Gazetarët kërkuan nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që të mos e nënshkruajë Kodin Penal, ndërsa mbështetje kërkuan edhe nga organizatat ndërkombëtare, duke vlerësuar se ky kod dëmton lirinë e fjalës.

XS
SM
MD
LG