Lidhje

Kriza e medias në Shqipëri


Kriza e medias shqiptare
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:31 0:00

Media shqiptare ka shënuar një rënie të fitimeve vitin e fundit, sipas studimit të Rrjetit të gazetarisë BIRN. Ekspertët mendojnë se pas kësaj krize financiare qëndrojnë shkeljet e etikës, ndikimet e politikës dhe rënia e cilësisë së informimit.

Kompanitë kryesore të medias së shkruar dhe asaj televizive në Shqipëri pësuan një rënie domethënëse në të ardhuratvitin e fundit. Sipas një studimi të Agjencisë BIRN, tregu i shtypit është tkurrur në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Autori i studimit, Gjergj Erebara, tha se gazetat dy dekada më parë prodhoheshin nga 30-40 gazetarë, ndërsa sot krijohen nga 3-4 gazetarë. Ndërsa u ul 10 herë numri i gazetarëve, po me 10 herë janë ulur edhe tirazhet, e bashkë me to ka rënë ndjeshëm edhe cilësia e informacioneve që përhap media. Zoti Erebara thotë se edhe prapa kësaj krize të shtypi qëndrojnë arsye politike, derisa “nga viti 2000 e në vazhdim lindin media që kanë si angazhim kryesor përhapjen e lajmeve partiake dhe nuk janë të interesuara të përhapin lajme të besueshme dhe të nxjerrin fitime me reklama”.

Ekspertët besojnë se sistemi mediatik shqiptar është në krizë dhe shkeljet etike janë në themel të kësaj gjendje. Drejtuesi i departamentit të gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Mark Marku, thotë se “shtypi shqiptar po rrezikon të humbë vet thelbin e gazetarisë, përgjegjësinë para qytetarëve për të dhënë lajme të sakta”.

Ai shton se shoqëria dhe vet redaksitë po mësohen me mediat e kontrolluara nga politika, po pajtohen me këtë gjendje në pasivitet dhe pa bërë rezistencë për të mbrojtur parimet profesionale. "Aktualisht po ndodh vrasja e butë e gazetarisë nga njoftimet zyrtare tek shtypi", tha zoti Marku.

Problemi nuk janë përpjekjet e partive, qeverive dhe bizneseve për të përvetësuar pjesë të medias, por mungesa e rezistencës së tyre për të mos u dorëzuar.

Mungesa e profesionalizmit dhe etikës në mediat shqipe u kthye sërish në qendër të vëmendjes në një tryezë debati mes gazetarëve dhe studiuesve austriakë dhe kolegëve të tyre shqiptarë organizuar nga Qendra Media Aktive dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Studimet e BIRN nga ana tjetër tregojnë edhe kur disa gazeta janë mbyllur, pakësimi i titujve në treg nuk e përmirësoi gjendjen e gazetave të mbetura dhe se lexuesit e gazetave të mbyllura nuk shtohen te gazetat e tjera.

Rënia e të ardhurave i ka shtyrë kompanitë kryesore të medias që të shkurtojnë shpenzimet, duke nisur nga shpenzimet për pagat e gazetarëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG