Lidhje

Martohet Princi Harry me amerikanen Meghan Markle


Dita e shumëpritur e dasmës së princit Harry me amerikanen Meghan Markle mbërriti më në fund.

Çifti u martua sot në qytetin Windsor pranë Londrës. Meghan eci e pashoqëruar deri tek altari ku çifti shkëmbeu premtimet e lidhjes martesore. Babai i nuses nuk arriti të vinte në Britani për arsye të problemeve shëndetësore.

Mijëra njerëz, figura shtetërore, gazetarë, kureshtarë dhe miq e të afërm ishin mbledhur në Windsor për të festuar, ose thjesht për të parë momentet e shumëpritura.

Megan Markle është një shkëputje e madhe nga tradita për familjen mbretërore britanike: ajo nuk është gjak blu, nuk është as britanike, por amerikane. Po ashtu, Megan Markle ka qenë e martuar dhe e divorcuar më parë, diçka e papranueshme për familjen mbretërore deri pak dekada më parë.

Por ajo shihet si një puhi freskie për këtë familje tradicionale: ajo është e famshme dhe e suksesshme falë karrierës si aktore dhe ka qenë shumë e angazhuar edhe në punë sociale e bamirëse... diçka që e bashkon me traditën që krijoi mamaja e Harryt, Princesha Diana, që njihej si Princesha e Popullit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG