Lidhje

Presidenti i ri i Meksikës bën betimin


Presidenti i sapo zgjedhur meksikan, Enrique Pena Nieto po inagurohet sot në këtë post.
President i deritanishem Filipe Calderon ia trasferoi zotit Pena Nieto pushtetin përmes një ceremonie të shkurtër në Pallatin Kombëtar.
Zoti Pena Nieto mori zyren e Presidentit me premtimin për rritje ekonomike dhe se do të luftojë dhunën e trafikut të drogës. Më tepër se 60 mijë vetë kanë gjetur vdekjen në rastet e dhunës lidhur me drogën që nga fillimi i fushatës së qeverisë kundër karteleleve të drogës 6 vjet më parë.
Dje emrat e anëtarëve të kabinetit të Zotit Pena Nieto u njoftuan për mjetet e informacionit në kryeqytetin Meksiko. Në kabinetin e tij përfshihen disa anëtarë të shkolluar jashtë vendit dhe disa njerëz të fuqishem e me përvojë nga radhët e partisë së tij Revolucionare Institucionale. Në lëvizje që shihet si përpjekje për konsensus, 46-vjeçari Pena Nieto ka zgjedhur në kabinetin e tij disa anëtarë të kabinetit të paraardhësit të tij, Felipe Kalderon.
XS
SM
MD
LG