Lidhje

Dita e të rënëve në Shtetet e Bashkuara


Presidenti amerikan Donald Trump nderoi të hënën "një brez të ri të patriotëve amerikanë", të cilët siç tha ai, "po luftojnë për të fituar betejën kundër terrorizmit".

Ata po "rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur qytetarët tanë nga një armik që përdor vrasjen e të pafajshmëve duke luftuar vetë njerëzimin", shtoi zoti Trump.

Presidenti i bëri këto komente gjatë “ditës që përkujton të rënët” në varrezën kombëtare të Arlingtonit, pasi vendosi një kurorë me lule për nder të më shumë se 300,000 veteranëve ushtarakë, trupat e të cilëve prehen në këtë varrezë.

Ndërkohë pritet në çdo moment zoti Trump të njoftojë një vendim mbi një kërkesë të Pentagonit për rritje të numrit të trupave amerikanë me qëllim vazhdimin e luftës në Afganistan.

Ish presidenti Barak Obama, në muajt e fundit të presidencës së tij, nuk mori vendim për kërkesën e Departamentit të Mbrojtjes, duke preferuar që t'ia dorëzonte vendimin mbi këtë çështje presidentit të ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 të kryera nga al-Kaida, sulme që i mbështeti qeveria e udhëhequr nga talebanët në Kabul.

Aktualisht në Afganistan ndodhen rreth 8,400 trupa amerikane dhe kërkohet një shtesë prej 5,000 trupash të tjerë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG