Lidhje

Meningjiti fungoid kërcënon 7 shtete amerikane


Në Shtetet e Bashkuara ka patur këto ditë një numër rastesh të konfirmuara të një epidemie të rrallë të memingjitit fungoid, që dje arriti në 47 të prekur nga kjo sëmundje. 5 persona kanë vdekur nga epidemia, e cila mendohet se është shkaktuar nga inxheksionet steroide për lehtësimin e dhimbjeve, të infektuara nga një tip kërpudhe.

Hetuesit mjekësorë filluan menjëherë investigimet në mbarë vendin dhe zbuluan se qindra njerëz, e ndoshta mijëra kanë bërë inxheksione ditët e fundit në shtyllën kurrizore për dhimbjet në shpinë. Pas kërkimeve intensive, burimi i infeksionit ka dalë se ishte një farmaci të shtetin e Massachusetsit.

Mendohet se më të rrezikuar për t’u prekur nga infeksioni janë pacientët nga shtatë shtete amerikane, që kanë marrë inxheksione për dhimbjet e shpinës.
XS
SM
MD
LG