Lidhje

Merkel:Eurozona shpesh dështon të mbajë premtimet


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot në Berlin se shumë shpesh vendet e Eurozonës nuk i kanë mbajtur premtimet për reforma ekonomike, duke shkaktuar shqetësime se huatë e tyre nuk do të mund të shlyhen. Ajo tha se Evropës i duhet të analizojë rrugët për të rikthyer besimin botëror.

Ndërsa zonja Merkel fliste, në vendet e Eurozonës pati shenja të tjera të krizës ekonomike. Firma financiare Standart&Poors parashikoi se ekonomia e bllokut prej 17 vendesh mund të tkurret me 0,8 për qind këtë vit, një shifër pak më e ulët nga parashikimi i dy muajve më parë.

Kostoja e huave afatshkurtër për Spanjën e prekur nga borxhet u rritën së tepërmi, mes shqetësimeve se Madridi mund të detyrohet të sigurojë ndihmë ndërkombëtare, ashtu sikurse Greqia, Irlanda dhe Portugalia.

Ndërsa Në Greqi, sindikatat e punonjësve të qeverisë: mësuesve, juristëve dhe profesioneve të tjera, bënë thirrje për mbajtjen nesër të një greve kombëtare, për të protestuar ndaj masave më të fundit shtrënguese të qeverisë.
XS
SM
MD
LG