Lidhje

Asambleja e NATO-s mbi zgjerimin në Ballkan dhe përballjen me Rusinë


Asambleja parlamentare e NATO-s mbylli punimet treditore në Tiranë me një deklaratë të përbashkët, që kërkon mbrojtjen olektive dhe parandaluese.

Presidenti i asamblesë parlamentare, Michael Turner, deklaroi se krahas zgjerimit në Ballkan, NATO po trajton me kujdes edhe marrëdhëniet me Rusinë, e cila ka hedhur disa hapa të fortë në rajon përreth saj, duke marshuar në Gjeorgji dhe Ukrainë.

Asambleja e NATO-s mbi zgjerimin në Ballkan dhe përballjen me Rusinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:25 0:00

Rusia shtoi ai, po teston raketa të reja në kundërshtim me traktatet ndërkombëtare, po dërgon bombardues nuklear dhe detarët e saj ngacmojnë anijet e NATO-s.

Dialogu zgjidh konfliktet, por nuk është përgjigja e duhur ndaj agresionit, tha zoti Turner.

Duhet një strategji për të trajtuar agresivitetin e përtëritur të Rusisë, në mënyrë që ai të pengohet më tej, si agresiviteti konvencional dhe nuklear, tha ai.

Ai i ka kërkuar kongresit amerikan të 4 fishohen fondet ndaj këtij rreziku, por kjo nuk mund të jetë vetëm përpjekje amerikane.

“Ne na duhet edhe një angazhim më i madh europian po ashtu për të shtuar sigurinë në kushtet e reja. Ekonomia ruse është sot më e vogël se ajo e vendeve të BE” - tha zoti Turner.

Sipas tij, sfida nga Rusia është reale dhe serioze, dhe europianët mund të bëjnë më tepër për ta trajtuar.

Zoti Turner tha se krahas veprimeve depresive të Rusisë Nato ndeshet me probleme të tjera në europën juglindore, me gjendjen e paqëndrueshme në Afganistan, me shtimin e teknologjisë së raketave, me armë të shkatërrimit në masë, me kërcënime kibernetike dhe me terrorizmin.

Po ashtu duhet penguar edhe Irani që të mos bëhet me armë nukleare, që mund të mbërrijnë në shumë shtete, po ashtu Korea e Veriut.

Këto janë sfida afatgjta dhe duhet bërë më shumë për rritjen e buxheteve.

Pas Kosovës, mbetet që edhe Bosnje Hercegovina të kalojë në procese më të qëndrueshme.

Deri nga fundi i këtij viti edhe një vend tjetër i rajonit do të bëhet antar i natos me të drejta të plota, Mali i Zi, i cili tani është gati të mbrojë vlerat e paqes, lirisë dhe të ndjekë parimt demokratike, tha zoti Turner.

Ndërsa kryeministri Edi Rama kërkoi integrimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike.

Asambleja parlamentare e NATO-s vlerësoi pjesëmarrjen e ushtrisë shqiptare në disa misione paqeruajtëse.

Ky takim i NATO-s diskutoi rolin e aleancës në këtë pjesë të Europës.

Folësit kryesorë theksuan se SHBA dhe Europa të vendosur e të bashkuar ia dolën në Ballkanin perëndimor t'i japin fund dhunës dhe të ndërtojmë një të ardhme tjetër, sepse në vend të luftës dhe ndarjeve, NATO ka ofruar paqe dhe vlera të demokracisë euroatlantike.

XS
SM
MD
LG