Lidhje

Pesë vende të BE-së do të pranojnë emigrantët bllokuar prej javësh në det


Autoritetet e Bashkimit Evropian thanë se pesë vende të bllokut ranë dakord të pranojnë dhjetëra emigrantë të bllokuar prej javësh në një anije shpëtimi të tejmbushur, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve me Italinë për fatin e tyre.

Rreth njëqind emigrantë, kryesisht afrikanë, të shpëtuar në Mesdhe nga fillimi i gushtit përmes operacionit Krahët e Hapura, qenë detyruar të qëndroninnjë anije të regjistruar në Spanjë, pasi qeveria italiane refuzoi ta lejojë të ankorohej, në përputhje me politikat që miratoi vitin e kaluar.

Emigrantët më në fund u zhvendosën në ishullin sicilian të Lampeduzës të martën mbrëma pas urdhëritnjë prokurori italian që anija të konfiskohej dhe të evakuohej. Disa nga emigrantët u përpoqën të notonin drejt bregut.

Spanja, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Portugalia kanë rënë dakord t'i pranojnë të gjithë, tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian në Bruksel.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG