Lidhje

150 vende miratojnë paktin e OKB për migrimin


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se migrimi i njerëzve “duhet menaxhuar mirë dhe duhet të jetë i sigurtë, ai nuk duhe të jetë një proces i çrregullt dhe i rrezikshëm”. Zoti Guterrez vlerësoi një grup prej 150 vendesh, për miratimin e një pakti, që synon përmirëmin e mënyrës së trajtimit të imigrantëve.

Këto komente zoti Guterres i bëri në fillim të një konference dy-ditore për imigracionin, që po mbahet në Marrakech të Morokut.

Marrëveshja “Global Compact” ka 23 objektiva, mes tyre krijimin e shërbimeve bazë, shtimin e përpjekjeve kundër trafikimit të imigrantëve, eliminimin e diskriminimit të tyre, krijimin kushtet e sigurta dhe të favorshme për kthimin e tyre të sigurtë dhe me dinjitet për në shtëpitë e tyre, në rastete kur ata urdhërohen të kthehen. Pakti nuk ka ende detyrim ligjor.

Marrëveshja u negociua gjatë një procesi dy-vjeçar dhe Shtetet e Bashkuara ishin vendi i parë që doli prej saj dhjetorin e kaluar, me argumentin se ajo “nuk i përshtatej politikave të imigracionit dhe të refugjatëve” të Shteteve të Bashkuara.

Pas Shteteve të Bashkuara, nga marrëveshja kanë dalë edhe vende të tjera, si Australia, Austria, Hungary, Letonia, Polonia dhe Republika Dominikane.

Guterres tha se më tepër se 60 mijë imigrantë kanë humbur jetën, gjatë përpjekjeve për të kaluar në mesin e shkretëtirave, oqeaneve dhe lumenjve. OKB vlerësojnë që numri i imigrantëve në botë është rreth 258 milionë vetë, rreth 3 për qind e popullsisë së botës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG