Lidhje

200 mijë flamuj në Kongres që përfaqësojnë viktimat e COVID-19


Vrapuesit në mëngjes shihen ndërsa përshkojnë Shëtitoren Kombëtare ku janë vendosur nga aktivistët 200 mijë flamuj për viktimat nga COVID-19 (Uashington, 22 shtator 2020)
Vrapuesit në mëngjes shihen ndërsa përshkojnë Shëtitoren Kombëtare ku janë vendosur nga aktivistët 200 mijë flamuj për viktimat nga COVID-19 (Uashington, 22 shtator 2020)

Një projekt unik dhe i zymtë arti i quajtur "Në Amerikë: Si mund të ndodhë kjo ..." u hap në kryeqytetin e vendit ditët e fundit. Projekti synon të tërheq vëmendjen tek viktimat që ka shkaktuar pandemia e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara.

Në kryeqytetin amerikan, një instalim artistik me mbi 200 mijë flamuj të bardhë është një kujtesë e zymtë e numrit të amerikanëve që kanë vdekur nga koronavirusi.

Autorja, një artiste nga Merilendi, thotë se pas çdo numri që i shtohet statistikave të vdekjeve, qëndron një jetë njeriu.

“Thjesht nuk mund të lejoja që njerëzit të ishin numra. Kështu që, fillova projektin në mes të gushtit në përpjekje për ta shprehur përmes artit vizual këtë numër të madh (viktimash)! Unë dua që njerëzit ta kuptojnë gjërësinë e kësaj tragjedie amerikane."

Për realizimin e projektit, Suzanne Firstenberg kërkoi ndihmën e një kompanie lokale të mirëmbajtjes së lulishteve.

"Kur Suzanne paraqiti këtë vizion të mahnitshëm, ne menduam se ishte një mundësi e shkëlqyer për t’i shfaqur në mënyrë më të theksuar flamujt dhe humbjet nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara", tha Kyle Meissner nga kompania “Rupert Landscape”.

Mes atyre që morën pjesë në ceremoninë e hapjes ishin disa njerëz që kishin humbur të dashurit e tyre nga koronavirusi.

"Ne jemi këtu sot për të nderuar Ricki-n dhe gjithashtu duam të bëjmë thirrje që njerëzit të përdorin maskat, të respektojnë distancimin fizik dhe masat e tjera për të mbrojtur familjet e tyre. Udhëheqësit e të gjitha niveleve në vendin tonë dhe udhëheqësit e bizneseve, duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për frenimin e koronavirusit sepse kjo nuk duhet të ndodhë", tha Branda Taylor, familjare e një viktime të koronavirusit.

Një panel i madh që pasqyron numrin e njerëzve që kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit është vendosur në qendër të ekspozitës. Çdo ditë deri në mes të nëntorit do të shtohen flamuj të rinj që përputhen me statistikat e zymta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG