Lidhje

Miliona njerëz në mbarë botën vazhdojnë të festojnë Vitin e Ri 2011


Miliona njerëz në mbarë botën vazhdojnë të festojnë Vitin e Ri 2011
Miliona njerëz në mbarë botën vazhdojnë të festojnë Vitin e Ri 2011

Miliona njerëz në mbarë botën vazhdojnë të festojnë ardhjen e vitit të ri 2011.

Disa orë pasi njerëzit pritën deri vonë ndërimin e viteve me fishekzjarre dhe muzikë në vendet e tyre, shumë të tjerë po marrin pjesë në parada ose po përgatiten të marrin pjesë në festime të tjera.

Mijëra amerikanë janë mbledhur në Pasadena të Kalifornisë për Paradën e Trëndafilave.

Organizatorët presin më shumë se 700 mijë vetë të marrin pjesë në paradën 122 vjeçare, pjesë e aktiviteteve të përvitshme të këtij qyteti.

Parada e këtij viti përfshin 47 makina që përfaqësojnë shoqata apo entitete të ndryshme që kanë zgjedhur një temë origjinale për paradën. Ky aktivitet i paraprin ndeshjes popullore të futbollit amerikan e njohur si Rose Bowl.

Në Londër, njerëz të shumtë ndoqën sot paradën e 25 vjetore të ditës së vitit të ri, në të cilën morën pjesë më shumë se 8 mijë muzikantë e artistë të tjerë.

Zyrtarët kishin parashikuar që rreth 500 mijë njerëz do të dilnin për të parë paradën.

XS
SM
MD
LG