Lidhje

Shqipëri, regjistri elektronik i shëndetësisë


Shqipëria po ndërton një regjistër kombëtar të shëndetësisë, përmes një projekti të posaçëm informatizimi në spitale dhe qendra shëndetësore. Të dhënat shëndetësore të shtetasve pritet të hidhen gradualisht në një sistem qendror të dhënash, që do të ndihmojë mjekimin më të mirë të qytetarëve falë një informacioni të saktë dhe të unifikuar. Teknologjia e re shënon një hap cilësor, sepse deri tani mjekësia shqiptare ka funksionuar me regjistra dhe kartela mjekësore të shkruara me bojë.

Regjistrimi i të dhënave mjekësore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:47 0:00

Ky regjistër digjital do t'i shoqërojë qytetarët në çdo vend ku shkojnë për mjekime brenda sistemit shëndetësor, në mënyrë që të marrin mjekimin e duhur në vazhdimësi. Informatizimi i të dhënave shëndetësore pritet të rritë cilësinë e shërbimeve mjekësore, sigurimeve shëndetësore, dhe të ulë korrupsionin në shumë hallka nga mjeku, farmacisti dhe deri tek laboratorët e ndryshëm. Zëvendës-ministrja e shëndetësisë, Milva Ekonomi, thotë se regjistri kryen klasifikime të krahasueshme dhe standartizime unike në nivel kombëtar.

Regjstri lehtëson jetën e njeriut të zkonshëm, sepse e mjekon më mirë, i shmang atij udhëtimet e shpeshta nga një institucion në tjetrin, sepse të dhënat zhvendosen në mënyrë elektronike. Po ashtu, regjistri elektronik ul abuzimet nga administrata, dhe përmirëson përdorimin e ilaçeve brenda sistemit shëndetësor. Krahas kësaj, autoritetet shëndetësore po punojnë për të standartizuar të dhënat dhe procedurat në nivel botëror, siç është nomenklatura ndërkombëtare numër 10 e sëmundjeve dhe vdekshmërisë, dhe për të unifikuar konceptet në nivel kombëtar.

Qeveria e re ka premtuar reforma të thella në sistemin shëndetësor, autonomi spitalore dhe sigurime shëndetësore me mbulim universal. Sipas përfaqësuesve të saj, rrjeti shëndetësor ka nevojë urgjente për një koncept bashkëkohor të menaxhimit, sepse gjendja në spitale është e rëndë, disa qindra mijë dollarë barna skadonin çdo vit në depot e spitaleve nga mospërdorimi.

XS
SM
MD
LG