Lidhje

Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagon ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës


Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagon ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës
Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagon ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës

Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagoi sot ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku dje humbi jetën edhe një nga pjestarët e policisë dhe të tjerë mbetën të plagosur. Tirana kërkon zgjidhjen e problemeve përmes dialogut

Shqipëria, thuhet në deklaratën e shpërndarë sot, ka mbështetur dhe mbështet pavarësinë e Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit të saj në të gjithë territorin e Republikës së njohur nga 77 vende.

Eshtë e domosdoshme, thuhet në deklaratë, që zgjidhjet të vijnë përmes dialogut dhe marrëveshjeve të arritura, zbatimit të “Strategjisë për Veriun” të qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile ndërkombëatre, që do të bëjnë të mundur ushtrimin e pushtetit legjitim të autoriteteve të zgjedhura të pushtetit qëndror dhe lokal në Veri të Kosovës.

Ministria e jashtme nënvizon edhe njëherë se “Zgjidhja e problemeve të mbetura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet përmes procesit të bisedimeve”, duke nënvizuar se “është thelbësore që konkluzionet e arritura mes tyre, me ndërmjetësimin e Bashkimit europian, të shndërrohen në marrëveshje të zbatueshme me garanci ndërkombëtare”.

XS
SM
MD
LG