Ministria e jashtme ruse shprehu dyshim mbi drejtësinë në dënimin e trafikantit rus të armëve Viktor Bout, i cili u gjet fajëtor dje nga një juri amerikane. Viktor Bout u përpoq t'u shiste armë rebelëve kolumbianë që do të përdoreshin kundër amerikanëve.
Një zëdhënës i ministrisë ruse tha sot se Shtetet e Bashkuara bën presion që nuk arriti të shqyrtojë me objektivitet faktet e çështjes. Ai tha gjithashtu se But është keqtrajtuar në burg.
Të mërkurën, një gjykatë e Nju Jorkut e gjeti fajëtor Butin për përpjekje në furnizimin me armë disa agjentëve të maskuar amerikanë që u hoqën si anëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë si organizatë terroriste.