Lidhje

Mit Romni ka fituar zgjedhjet në Porto Riko


Kandidati kryesor republikan për president, Mit Romni ka fituar zgjedhjet në Porto Riko, duke forcuar kështu pozitat e tij për të marrë emërimin e Partisë Republikane, ndërsa përpiqet të sfidojë Presidentin Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se me 30 përqind të raporteve të qendrave të votimit, Romni ka fituar 83 përqind të votave, ndërsa rivali i tij kryesor, Rik Santorum, ishte i dyti me 8 përqind dhe Njut Gingriç i treti me 2 përqind.

Romni është pothuajse i sigurit se do të fitojë të 20 delegatët e Porto Rikos. Ata do të ndahen në se asnjë prej kandidatët nuk mer më shumë se 50 përqind të votave. Banorët e Porto Rikos nuk mund të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme.

Fitorja në Porto Riko i jep edhe më shumë avantazh Romnit në garën për të siguruar 1144 delegatët që duhen për të siguruar emërimin e Partisë Republikane si kandidat për president.

Fushata republikane zhvendoset tani në Illinoi, shtet i cili mban zgjedhjet të martën. Luiziana do të votojë të shtunën.

XS
SM
MD
LG