Lidhje

Dyshohet për një varrezë masive në Mitrovicë


Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekipet e ekspertëve të mjekësisë ligjore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje mortore në qytetin e Mitrovicës. Këto mbetje janë zbuluar gjatë punimeve në ndërtimin e një objekti, që ndodhet afër spitalit të ri të këtij qyteti.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekipet e ekspertëve të mjekësisë ligjore.

Familjarë të personave të pagjetur nga Mitrovica, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një varr të freskët, gjë që sipas tyre sjellë dyshime që ajo mund t’i takoj luftës së fundit në Kosovë. Ata thanë se aty mund të jetë një varrezë masive, pasi që sipas tyre aty ndodhen mbetje të më shumë se një trupi.
XS
SM
MD
LG