Lidhje

Mitrovicë, gjykata e EULEX-it vendos të mos e ekstradojë Bajram Asllanin


Mitrovicë, gjykata e EULEX-it vendos të mos e ekstradojë Bajram Asllanin
Mitrovicë, gjykata e EULEX-it vendos të mos e ekstradojë Bajram Asllanin

Një Gjykatë në Mitrovicë, e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, vendosi të mos e ekstradojë Bajram Asllanin I cili u arrestua një ditë më parë nën dyshimin për përfshirje në veprimtari terroriste.

Zyrtarë të EULEX-it thanë se Bajram Asllani është liruar nga arresti, por do të paraqitet në polici dy herë në javë. Atij i është marrë pasaporta dhe nuk mund të largohet nga vendi, ndërkohë që prokurori i çështjes, nga Prokuroria Speciale, është duke e shqyrtuar këtë vendim.

Autoritetet nuk dhanë më shumë hollësi.

Bajram Asllani u ka thënë gazetarëve lokal në Mitovicë se është i gatshëm ta dëshmojë pafajësinë e tij.

XS
SM
MD
LG