Lidhje

Mitt Romney takohet me kryeministrin Cameron


Kandidati presidencial do të marrë pjesë edhe në ceremonitë e hapjes së Lojrave Olimpike 2012 para se të shkojë në Izrael dhe Poloni

Kandidati presidencial Mitt Romney u takua në Londër me kryeministrin David Cameron në fillim të turneut të tij ndërkombëtar tre ditor.

Kandidati i pritshëm republican pati një sërë takimesh sot në kryeqytetin britanik. Ai u takua edhe me zëvendës kreyeministrin Nick Clegg dhe ish kryeministrin Tony Blair.

Romney po përballet me kritika rreth një artikulli në gazetën britanike Daily Telegraph ku citohet një këshilltar i paidentifikuar i tij të ketë thënë se zoti Obama, presidenti i parë afrikano-amerikan nuk vlerësoi sa duhet trashëgiminë anglo-saksone që është themeli i marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Zoti Romney do të marrë pjesë gjithashtu në ceremonitë e hapjes së Lojrave Olimpike 2012 para se të shkojë në Izrael dhe Poloni.
XS
SM
MD
LG