Rreth 200 vende të botës që morën pjesë në bisedimet për ndryshimet klimatike në Doha, ranë dakord për shtyrjen e afatit të Protokollit të Kiottos. Ky protokoll i detyron vendet e zhvilluara të ulin nivelin e çlirimit të gazit karbonik. Protokolli skadon më 31 dhjetor.
Bisedimet e Kombeve të Bashkuara në Doha për klimën u shtynë deri sot, sepse delegatët mbeten të ndarë lidhur me se si të ndalojnë ndryshimet klimatike dhe si të paguajnë për projektet, si dhe si të zgjidhin mosmarrëveshjet.
Bisedimet duhet të mbylleshin dje, por negociatorët nuk ranë dakord as në çështjet më elementare. Vendet e varfëra duan gjithashtu angazhime të forta nga vendet e pasura për të shtuar ndihmën për ta në 100 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2020, një zotim i përgjithshëm që u mor tri vjet më parë.
Por vendet e pasura nuk janë të predispozuara të angazhohen për objektiva specifike tani për shkak të gjendjes financiare botërore dhe problemeve të tyre buxhetore. Disa prej këtyre vendeve, mes tyre edhe SHBA, nuk e ratifikuan asnjëherë Protokollin e Kiottos. Kanadaja, Japonia, Zelanda e Re dhe Rusia, abstenuan në fazën e dytë të protokollit.