Lidhje

Mali i Zi konfirmon rastet e para me koronavirus


Autoritetet malazeze thanë të martën mbrëma se janë konfirmuar dy rastet e para të infektimit me koronavirus.

Sipas tyre një grua e lindur në vitin 1948 dhe një tjetër e lindur në vitin 1973 janë shtruar në spitalin e Podgoricës dhe janë në gjendje të qëndrueshme.

Njëra është nga Ulqini dhe ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara para 12 ditësh, ndërsa tjetra nga Podgorica dhe ishte kthyer nga Spanja.

Kryeministri malazez Dushko Markoviç, në një konferencë të jashtëzakonshme tha se po merren masat për të penguar zgjerimin e virusit dhe në identifikimin e personave që ishin në kontakt me pacientet.

“Nuk ishte e papritur që të ndodhë në Malin e Zi dhe sigurisht gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe raste të reja”, tha ai duke bërë thirrje që të shmanget paniku dhe veprimet e pamatura.

Mali i Zi ishte vendi i vetëm në Evropë që deri sot nuk kishte regjistruar asnjë rast të infektimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG