Idemtifikohet autori i sulmit në Ambasadën amerikane në Mal të Zi
Policia e Malit të Zi tha se një veteran i ushtrisë jugosllave, hodhi një granatë në kompleksin e ambasadës amerikane në Podgoricë dhe pastaj hodhi veten në erë. Asnjë nga personeli i ambasadës nuk u dëmtua. Ai u identifikua nga policia me inicialet D.J. Mediat thanë se ai është Dalibor Jaukoviç.