Lidhje

Morsi dhe krerët e Vëllazërisë nën hetim


Prokurorët egjiptianë hapën dje në proces penal hetimor për udhëheqësin e parë të vendit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Prokurorët shtetërore thanë se kishin marrë ankesa kundër ish-Presidentit Mohamed Morsi dhe një numër anëtarësh të lartë të Vëllazërisë Myslimane, përfshirë udhëheqësin e saj Mohamed Badie.

Zoti Morsi është mbajtur në një mjedis të pa-identifikuar që kur ushtria e hoqi nga posti më 3 korrik, por ai nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale.

Prokurorët nuk pranuan të thonin se kush kishte paraqitur ankesa, ku përfshiheshin nxitja e dhunës, spiunimi dhe shkatërrimi i ekonomisë.

Ndërkaq, përkrahësit e zotit Morsi vazhdouan të qëndrojnë dje në sheshin Raba el-Adawiya, të vendosur të vazhdojnë protestat deri në rikthimin në post të zotit Morsi.

Protestuesit duruan temperaturat e larta dhe efektin e agjërimit, kur myslimanët duhet të mos hanë apo pijë ujë gjatë orëve të ditës.
XS
SM
MD
LG