Lidhje

Moska akuzon Washingtonin për ndërhyrje në punët e brendshme


Ministria e Jashtme ruse e akuzon Washingtonin për ndërhyrje në punët e veta të brendshme, përmes dhënies së fondeve organizatave jo-qeveritare, që të mund të përballojnë kufizimet vendosura nga Moska.

Ankesa që u bë sot nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Alexander Lukashevich, vjen pasi Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi Moskën për kryerjen e kontrolleve në zyrat e dhjetra organizatave jo-qeveritare javët e fundit, përfshirë edhe zyrat e Organizatave Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Aktivistët e të drejtave të njeriut i lidhin kontrollet me një ligj të debatueshëm, i cili i detyron organizatat jo-qeveritare të financuara nga vende të tjera, të përfshira në politikë, që të regjistrohen si agjentë të huaj.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, i tha gazetarëve këtë javë se Washingtoni është duke i dhënë fondet për organizatat jo-qeveritare përmes platfomave të tjera, jashtë Rusisë. Ajo i cilësoi kontrollet ruse si “gjueti shtrigash”.
XS
SM
MD
LG