Lidhje

SHBA: Stuhi të furishme në pjesën verilindore


Erëra me shpejtësi deri në 177 km/orë shkaktuan ndërprerje energjie, dëme në banesa dhe rrëzuan pemë e shtylla duke bllokuar trafikun

Moti i keq, në disa zona me tornado, përfshiu dje zonën verilindore të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë shira të rrëmbyer dhe erëra të fuqishme. Stuhia ndërpreu energjinë elektrike në disa shtete: në Virxhinian veriore, në New York dhe Karolinën e Veriut, duke shkaktuar edhe dëme të tjera të shtëpive dhe duke rrëzuar pemë.

Një person pësoi plagë të lehta, kur stuhia rrëzoi skenën në një festival xhazi në Rosslyn, në qytezën e Arlingtonit, shumë pranë Washingtonit. Shirat e rrëmbyer e ngritën nivelin e ujit të lumit Potomak në kalon nëpër kryeqytet. Një anije me 19 vetë u përmbys në lumin e rrëmbyer, dhe u desh të shkonin barka për shpëtimin e pasagjerëve.

E njëjta valë stuhish goditi pjesën e sipërme qendrore të Shteteve të Bashkuara duke shkaktuar vdekjen e katër vetëve. Shërbimi kombëtar i motit tha se shpejtësia e erërave arriti në 177 km në orë.
XS
SM
MD
LG