Lidhje

Do të apelohet dënimi i ish-presidentit Mubarak


Prokurori shtetëror i Egjiptit e bëri këtë deklaratë ndërkohë që udhëheqësit pro-demokracisë kanë mbushur sheshin Tahrir

Prokurori shtetëror i Egjiptit thotë se do ta apelojë vendimin ndaj ish-presidentit Hosni Mubarak, djemve të tij dhe zyrtarëve të lartë të sigurimit gjatë regjimit të mëparshëm. Ai e bëri këtë deklaratë ndërkohë që udhëheqësit pro-demokracisë kanë mbushur sheshin Tahrir të kryeqytetit, në protesta kundër vendimit.

Avokatët mbrojtës të Hosni Mubarakut kanë thënë se edhe ata kanë në plan ta apelojnë vendimin.

Gjykatësi që drejtoi procesin kundër ish-presidentit dhe ish-ministrit të brendshëm egjiptian dha vendimin për burgim të përjetshëm për dy të pandehurit lidhur me rolin e tyre në vrasjen e protestuesve anti-qeveritarë në shkurt 2011.

Prokurorët kishin kërkuar dënimin me vdekje, por gjykatësi tha se Hosni Mubarak nuk mori masa për t’i parandaluar vrasjet, por nuk ishte drejtpërdrejt përgjegjës për to.
XS
SM
MD
LG