Kryeprokurori i Egjiptit lëshoi një urdhër për ndalimin e largimit nga vendi të ish-presidentit Hosni Mubarak dhe familjes së tij.
Një zëdhënës i qeverisë tha sot se urdhëri po ashtu përfshin ngrirjen e pasurive të familjes së zotit Mubarak. Sipas njoftimit të mediave, pasuria e Hosni Mubarakut, i cili u largua nga posti më 11 shkurt, pas 18 ditë protestash masive, kap shifrën e miliarda dollarëve.
Demonstratat në Egjipt u përhapën edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, duke kërcënuar sundimtarët shumëvjeçarë në disa vende, si Libia dhe Bahreini.