Lidhje

Mianmar: 400 të vdekur në shtetin Rakhinë


Rreth 400 vetë kanë vdekur për shkak të dhunës në shtetin Rakhinë në Mianmar gjatë javës së shkuar. Sipas zyrtarëve ushtarakë, pothuajse të gjithë ata që humbën jetën ishin kryengritës myslimanë. Anëtarët e komunitetit mysliman Rohingya, megjithatë, kanë raportuar për sulme në fshatrat e tyre, që kanë lënë të vdekur dhe kanë detyruar mijëra të arratisen nga shtëpitë e tyre.

Policia lokale në Bangladesh tha të premten se disa trupa u gjetën në një lumë në kufirin midis Bangladeshit dhe Mianmarit.

“21 trupat që u gjetën sot nga bregu i lumit Naf në zonën Kharalkhali dhe Kandorpara brenda territorit të Bangladeshit, janë varrosur në një varrezë lokale, sipas një urdhri të administratës lokale” - tha Mohammed Mohiuddin Khan, oficer në detyrë në stacionin e policisë së Teknafit.

Anëtarët e komunitetit pakicë të Rohingyave kanë raportuar sulme në fshatrat e tyre që kanë lënë të vdekur dhe kanë detyruar mijëra vetë të arratisen.

Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 38 mijë njerëz kanë ikur nga Mianmari për në Bangladesh, shumica prej tyre myslimanë Rohingya.

Dhuna sektare midis budistëve dhe myslimanëve në Mianmar ka shpërthyer në mënyrë periodike për më shumë se një dekadë.

Qeveria e Mianmarit i ka mohuar akuzat për abuzim kundrejt pakicës Rohingya dhe e ka kufizuar qasjen e gazetarëve dhe vizitorëve të tjerë në Rakhinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG