Lidhje

Myslimanët tartarë të Krimesë


Tre muaj pasi Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina, rubla ruse është tani monedhë e vendit dhe gjysma e 2.3 milionë banorëve të Krimesë kanë aplikuar për pasaporta ruse. Por ka një re në këtë peizazh të Detit të Zi - pakica muslimane e Krimesë, tartarët.

Një shfaqje në Moskë me piktura nga tatarët e Krimesë solli bashkë elitën ruse.
Ravil Gainutdin, Myftiu i Madh i Rusisë, vizitoi Krimenë menjëherë pas aneksimit të saj nga Rusia. Ai mirëpriti 250 mijë tatarët e Krimesë në familjen e 20 milionë rusëve muslimanë.

“Shresoj shumë dhe lutem sinqerisht që në një të ardhme të afërt do të shohim kthimin e tatarëve të Krimesë në kushte të mira jetese dhe përfaqësimin në institucionet publike dhe shtetërore të Federatës Ruse.”

Mikhail Margelov, një rus dhe ekspert për myslimanizmin i kujton gazetarëve se presidenti Putin kohët e fundit nënshkroi një ligj për rehabilitimin e tatarëve pas deportimeve masive nga Krimea nga Stalini në vitin 1944.

“Ligji I Vladimir Putinit për rehabilitimin e kombësive të shtypura po funksionon dhe do të funksionojë. Piadrejtësia historike, krimet historike të kryera kundër tatarëve të Krimesë duhet të peshohen dhe pasojat e tyre të likuidohen.”

Por, jashtë konferencës zyrtare për shtyp, artisti Mamut Churlau tha se shumë tatarë krimeas janë të shqetësuar rreth kthimit të sundimit të Moskës.

“Njerëzit kaluan netë të tëra të veshur dhe me valixhet gati. Ata menduan se do t’i deportonin.”

18 maji shënoi 70 vjetorin e atij deportimi. Në Kiev muajin e kaluar u zhvilluan ceremoni përkujtimore dhe një miting.

Këtu njerëzit mbajnë një pankartë ku shkruhet “Tatarët e Krimesë dhe Ukrainasit janë Vëllezër”. Ata brohorasin: “Ukraina është më e rëndësishmja.”

Gati 15 mijë tatarë u larguan nga Krimea pasi Moska mori kontrollin. Anifer Kursitova, shkoi me familjen e saj në Kiev.


“Është shumë e vështirë për ne; shpresojmë të kthehemi në Krime dhe të jetojmë atje. Këtu jemi përkohësisht. Për ne është dy apo tre here më e vështirë pasi në Krime mitingjet janë të ndaluara."


Mustafa Dzhemilev, udhëheqësi i tatarëve nga koha e sovjetikëve, bëri thirrje për dhënien fund të kontrollit rus mbi Krimenë.


“Shpresoj që në të ardhmen e afërt, tatarët e Krimesë do të kenë një ditë për të festuar, atë të fundit të pushtimit rus.”

Por Sergei Aksyonov, kryeministri de-facto i Krimesë së kontrolluar nga Rusia e ka ndaluar ligjërisht zotin Dzhemilev të kthehet në Krime. Muajin e kaluar, zoti Aksyonov ndaloi grumbullimet e tatarëve në përvjetorin e deportimeve. Disa u organizuan, por helikopterër ushtarak rus ishin mbi kokat e tyre.

Në se minoriteti tatar i Krimesë ndihet i shtypur, disa shqetësohen se djemtë e rinj do të bashkohen me luftëtarët rusisht-folës që luftojnë në Siri. Muajin e kaluar, një xhihadist tatar i Krimesë u bëri thirrje për të shkuar në Siri për stërvitje, - apo për të kryer luftën e shenjtë në atdhe.

“Ne shohim tani se muslimanët, tatarët që shkuan në Krime dhe Ukrainë janë të zemëruar në këtë nivel, kurse këtu muslimanët janë krenarë dhe të lirë.”

Në Moskë, pyetja që shtrohet është në se Kremlini mund të mënjanojë radikalizimin duke u dhënë tatarëve të Krimesë ndihma ekonomike dhe përfaqësim politik.
XS
SM
MD
LG