Lidhje

Në zonën e protestës në Seattle, një burrë i vrarë me armë dhe një adoleshent i plagosur


Makina me xhama të thyer që u përfshi në ngjarjen me të shtëna qëndron në rrugët e Seattle-it (29 qershor 2020)

Policia në Seattle thotë se një sulm në zonën e bllokuar nga protestuesit në qytetin Seattle, në lagjen Capitol Hill, ka lënë një burrë të vdekur dhe një djalë 14-vjeçar të plagosur.

Departamenti i Policisë në Seattle iu përgjigj raporteve të shumta për të shtëna rreth orës 3 të mëngjesit. Policia tha se telefonuesit njoftuan se disa persona të paidentifikuar i kishin qëlluar një fuoristrade të bardhë që kishte qenë tek një nga barrierat e zonës së protestës.

Susan Gregg, një zëdhënëse në Qendrën Mjekësore të Seattle's Harborview, raportoi se një burrë që u pranua pas të shtënave kishte vdekur. Policia tha se viktima e dytë, një mashkull 14 vjeç, ishte shtruar në spital me lëndime në armë.

Asnjë i dyshuar nuk është identifikuar publikisht. Policia tha se po hetonte incidentin, por se ndërsa kërkonte në makinën e qëlluar për evidencë, zbuloi se skena e krimit ishte "trazuar".

Policia thotë se kjo është gjuajtja e dytë vdekjeprurëse me armë në zonë, e cila tashmë njihet si Zona e Protestës së Organizuar në Capitol Hill, ose CHOP. Ajo u vendos më 8 qershor nga demonstruesit që protestonin kundër dhunës së policisë dhe vrasjes së George Floyd-it, pasi Departamenti i Policisë në Seattle u largua nga godina në pjesën lindore të qytetit.

Duke folur para gazetarëve në vendin e ngjarjes të hënën, Shefja e Policisë së Seattle-it, Carmen Best tha: "Mjaft më", dhe tha se ishte koha që protestuesit të linin zonën për hir të sigurisë publike. Ajo tha se dy të shtënat fatale dhe dëmtimet e shumta gjatë periudhës prej një jave e gjysëm dëshmojnë se situata është "e rrezikshme dhe e papranueshme".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG