Lidhje

Rusia bashkohet me vendet e tjera, për të dënuar dhunën në Nagorno-Karabak


Rusia u bashkua me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, duke kërkuar vetëpërmbajtje nga Azerbajxhani dhe Armenia ndërsa luftimet e ashpra fundjavës midis dy fqinjëve rivalë për rajonin separatist Nagorno-Karabakut rrezikuan ta zgjeronin konfliktin rajonin e Kaukazeve Jugore.

"U bëjmë thirrje gjitha palëve konflikt tregojnë përmbajtje maksimale, refuzojnë metodat ushtarake dhe refuzojnë çdo hap mund provokojë një përshkallëzim padëshiruar situatës është de facto tashmë një konflikt ushtarak," tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov komente për gazetarët Moskë hënën.

Zoti Peskov shtoi se Presidenti Vladimir Putin kishte diskutuar për krizën me Kryeministrin armen Nikoll Pashinyan gjatë fundjavës dhe do bënte njëjtën gjë me udhëheqësin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev "nëse është e nevojshme".

Duke nënvizuar ekuilibrin delikat duhet ruajë Rusia, Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov theksoi nevojën për një armëpushim telefonata me homologët nga Armenia, Azerbajxhani, si dhe Turqia - e cila mbështet Bakunë dhe ka qenë disa raste partnere e Moskës fushatën ushtarake Siri.

Edhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje dielën t’u jepej fund luftimeve. Zëdhënësja e Departamentit Shtetit, Morgan Ortagus nxorri një deklaratë ku thuhej se Shtetet e Bashkuara, “dënojnë me forcë këtë shkallëzim dhune”.

deklaratë nxiteshin palët punonin me bashkëkryetarët e Grupit Minskut, përt’iu rikthyer negociatave thelbësore sa shpejt jetë e mundur”.

Grupi i Minskut është i ngarkuar me gjetjen e një zgjidhjeje paqësore konfliktit Nagorno-Karabakut.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve Bashkuara, António Guterres i dënoi luftimet dhe shprehu keqardhjen përhumbjen e jetës dhe viktimat civile”, tha zëdhënësja e tij përmes një deklarate.

Zoti Guterres u bëri thirrje gjitha palëve konfliktitpër ndaljen menjëherë luftimeve, zbutjen e tensioneve dhe t’u rikthehen negociatave pa vonesë” e pa kushte.

Ai rikonfirmoi mbështetjen e plotë për rolin e bashkëkryetarëve Grupit Minskut OSBE-, një rol ai tha se është shumë i rëndësishëm.

Bashkëkryetarët e Grupit të Minskut-OSBE (Igor Popov i Federatës Ruse, Stephane Visconti e Francës, dhe Andrew Schofer i Shteteve Bashkuara Amerikës) shprehën të dielën shqetësimin e tyre të thellë rreth “veprimeve ushtarake në shkallë të gjerë përgjatë vijës së kontaktit në zonënë e konfliktit në Nagorno-Karabak”, përmes një deklarate të përbashkët të dielën.

“Dënojmë fuqishëm përdorimin e forcës dhe na vjen keq për humbjen e jetëve, përfshi popullsinë civile”, shkruanin ata. Ata u bënë thirrje palëve që të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të rifillojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme të konfliktit.

Ata po u bëjnë thirrje palëve në konflikt që të marrin “masat e nevojshme për të stabilizuar situatën në terren”, duke shtuar se “nuk ka asnjë alternativë tjetër për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit”.

dyja palët shkëmbyen hënën akuza për përdorimin e artilerisë rëndë. Rajoni separatist njoftoi se paktën 15 ushtarë tjerë u vranë, duke e çuar 30 numrin e ushtarëve tij vrarë nga e diela kur tha se Azerbaixhani ndërmori një sulm nga ajri dhe me artileri.

Armenia deklaroi gjendje lufte dhe mobilizim përgjithshëm luftarak pas përleshjeve me Azerbajxhanin mbi enklavën Nagorno-Karabak dielën.

"Bëhuni gati për mbrojtur atdheun tonë shenjtë”, tha Facebook Kryeministri Nikol Pashinyan.

Nagorno-Karabaku ka një shumicë popullsie armene, por ndodhet tërësisht brenda Azerbajxhanit.

Armenia akuzoi Azerbajxhanin fqinj për sulme ndaj vendbanimeve civile në rajonin e diskutueshëm.

“Përgjigja jonë do të jetë e njëjtë dhe udhëheqja ushtarako-politike e Azerbajxhanit mban përgjegjësi të plotë për situatën”, tha përmes një deklarate Ministria e Mbrojtjes së Armenisë.

Ministria tha gjithashtu se forcat e saj kishin rrëzuar dy helikopterë luftarakë të Azerbajxhanit dhe tre dronë, pasi forcat e atij vendi filluan të bombardonin enklavën e shkëputur, përfshi edhe kryeqytetin e saj Stepanakert.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha nga ana tjetër se kishte filluar një operacion ushtarak përgjatë “vijës së kontaktit” mes dy vendeve “për të shtypur veprimtarinë luftarake të Armenisë dhe për të garantuar sigurinë e popullsisë”.

Ministria konfirmoi rrëzimin e vetëm një helikopteri azerbajxhanas dhe tha se ekuipazhi kishte shpëtuar.

Përpjekjet e paqes në konfliktin e Nagorno-Karabakut, të ndërmjetësuara nga “Grupi i Minskut”, dështuan në vitin 2010.

Separatistët armenë e morën nga Azerbajxhani zonën Nagorno-Karabak gjatë një lufte të përgjakshme në vitet 1990-të ku u vranë 30 mijë njerëz.

Bisedimet për të zgjidhur konfliktin janë ndërprerë që nga marrëveshja e armëpushimit të vitit 1994 mes Armenisë, Azerbajxhanit dhe enklavës Nagorno-Karabak.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG